Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim, kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit.
Ministri i këtij dikasteri, Fatmir Matoshi pas nënshkrimit tha se Komuna e Gjilanit ka shënuar një progres në ruajtjen e ambientit, shkruan arbresh.info
Po ashtu Matoshi tha se njëjtë janë shpërblyer edhe 10 komuna tjera të cilat kanë qenë aktive në këtë çështje.
“Me kryetarin Haziri sa po nënshkruam memorandum bashkëpunimi për grantin “Ta pastrojmë Kosovën” Komuna e Gjilanit gjatë fushatës 3 mujore për pastrimin e Kosovës ka qenë mjaft aktive në deponime ilegale dhe hapësirave të gjelbra i kemi shpërblyer, kanë qenë të ndara në 1.2 milion euro në 10 komuna. Komuna e Gjilanit, është dike shënuar një progres në trajtimin e ujërave të zeza, të mbeturinave, në mbrojtjen e mjedisit”, tha Matoshi.

Ndërsa kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u shpreh falënderues për këtë projekt.
Po ashtu Haziri tregoi se në qytetin e Gjilanit, do të ndërtohen tri parqe, ndër ta edhe për persona me nevoja të vecanta.
“Këto mjete do të destinohen për ambient, në Gjilan po i ndërtojmë tri parqe, parku i paqes, i pajtimit. Jam falënderues për projektin e ujërave të zeza. Është njëra prej segmenteve qe ne duhet ti kushtojmë rëndësi të madhe, siç është mbrojtja e ambientit”, tha Haziri./arbresh.info/

Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...