Një qytetare ka raportuar në Policinë e Kosovës se është bërë viktimë e një mashtrimi përmes mesazhit telefonik.
Sipas raportit policor, ankuesja ka pranuar një mesazh në telefonin e saj në të cilin i kërkohej që të përditësonte të dhënat bankare, me arsyetimin se në të kundërtën nuk do të mund t’i përdorte llogaritë e saj. Ajo ka klikuar në linkun e dërguar dhe ka futur të dhënat e kërkuara.
Pak minuta më vonë, ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë tërhequr para, ndërsa nga kartela e firmës së saj janë marrë mijëra euro.
“Prishtinë / 10.01.2026 – 20:01. Ankuesja f/k ka njoftuar policinë se në telefonin e saj ka pranuar një mesazh në të cilin kërkohej që ti përditësonte të dhënat bankare përndryshe nuk do të mund të përdorte llogaritë e saj. Ankuesja ka klikuar në linkun që e kishte pranuar në mesazh dhe kishte përditësuar të dhënat. Pas pak minutash ankuesja është njoftuar se nga kartela e saj bankare janë marrë para (€uro) si dhe nga kartela e firmës janë marrë (mijëra euro). Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin ditor të PK./Arbresh.info
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...