Mashtrim online, viktimës në Mitrovicë Veri i tërhiqen 500 euro nga kartela bankare

10:57 | 3 Maj 2026
E.H

Një rast i “hyrjes në sistem kompjuterik” dhe mashtrimit online është raportuar në rrugën “Çeta e Minatorëve” në Mitrovicë Veriore.

Sipas njoftimit të policisë, ankuesja ka pranuar një mesazh në telefon ku i janë kërkuar të dhënat personale dhe bankare, me pretekstin se i kishte skaduar kartela bankare.

Pasi ajo ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal, nga llogaria e saj bankare janë tërhequr 500 euro.

“Rr. Çeta e Minatorëve, Mitrovicë Veri / 02.05.2026 – 15:12. Dyshohet se në telefonin e ankueses f/k ka ardhur një mesazh ku i janë kërkuar të dhënat e saj me pretekstin se i ka skaduar kartela e saj bankare. Ajo i ka dërguar të dhënat e kartelës dhe numrin personal dhe pas pak kohe asaj i janë tërhequr nga kartela 500€. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale