Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pranuar sot donacionin prej 460 laptopëve nga “Elkos Grup-ETC”, me pronar Ramiz Kelmendin, të cilët do t’iu shpërndahen fëmijëve në nevojë nëpër të gjitha komunat e Kosovës për realizimin e mësimit në distancë.

Ministrja Bajrami, me këtë rast, theksoi se ky donacion është shumë domethënës, në këtë kohë të pandemisë, kur MAShTI ka punuar shumë që të ofrojë mësim në distancë, e megjithatë në mungesë të pajisjeve, disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi që ta përcjellin.

Ministrja bëri të ditur se kompjuterët do të tërhiqen nesër nga komunat në depot e “Elkos Grup-ETC”, pasi që komisioni i formuar tashmë nga MAShTI në bashkëpunim me “Elkos Grup” dhe DKA-të të caktojë kriteret dhe të përgatitet lista se sa kompjuterë do të shkojnë në secilën komunë.
Ministrja Bajrami theksoi se me gjithë këtë donacion shumë të rëndësishëm, numri i fëmijëve që nuk mund ta ndjekin mësimin në distancë për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike është më i madh. Ajo theksoi se MAShTI është duke punuar edhe me kompani të tjera dhe donatorë, në mënyrë që nxënësit në nevojë të pajisen me teknologjinë e duhur për ndjekjen e mësimit në distancë./arbresh.info/

Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...