Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit. Testimi, sipas vendimit, do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore, ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.
MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë
Më 26 qershor do të mbahet pjesa e pare e testimit e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.
Ndërkaq, më 28 qeshor do të mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.
Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme./rtk

Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...