Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të lehtësojë masat në lidhje me menaxhimin e pandemisë të shkaktuar nga virusi Covid19.
Masat e reja kanë prekur edhe ndjekësit e arsimit universitar.
“Konviktet lejohet të punojnë sipas rregullit një student në një dhomë”, thuhet në vendimin e ri në lidhje me këto masa.
Lehtësim të masave u lajmëruan edhe për nivelet më të ulëta të arsimit.
“Institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit vazhdojnë mësimin sipas udhëzuesit përkatës për sektorin e arsimit. Të gjitha institucionet publike dhe private të të gjitha niveleve të arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve – studentëve”, thuhet në vendim./arbresh.info/
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...