Në Izbicë të Skënderajt u shënua 18 vjetori i masakrës së Izbicës me c’rast janë masakruar 150 banorë të kësaj ane. Nënkryetari i komunës së Skënderajt Fadil Nura tha se lufta solli lirinë por bashkë me të solli edhe dhimbjen për humbjen e me të dashurve tanë.
Ai tha se në këtë ditë i përkujtojnë të rënët e kësaj ane dhe dhanë shumë për lirinë e vendit. Ai shprehu përkushtimin e komunës që të punojnë për idealin e atyre që ranë lirinë e Kosovës.
Në emër të OVL të UÇK-së foli Xhavit Jashari i cili tha se Izbica është shkolla se si duhet ta mësojmë historinë.
Ai tha se masakra e Izbicës është dhe do të jetë mësimi i tragjedisë, por edhe krenarisë.
Jashari tha se nuk duhet të mësohet historia me dy- tre rreshta.
Sipas tij nuk duhet të thuhet se Sylejman Selimi ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së e as se Sami Lushtaku komandant i zonës së Drenicës, e as t’u përmendën emrat vetëm kur i burgosin. Sipas tij ky mësim i historisë kështu ka sjellë Gjykatën Speciale
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit