Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore, ushtarake serbe, kishin kryer një masakër në fshatin Belegu të Deçanit, me ç’rast forcat serbe vranë dhe masakruan 49 shqiptarë.
Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer në këto anë të Dukagjinit nga forcat ushtarake e policore serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Nga ajo ditë fati i shumë të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pa zgjidhur.
Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë de klarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, ende nuk ka asnjë të arrestuar.
Kosova vazhdon të përballet me pasojat e krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit, ku mijëra civilë u vranë në masakra në Reçak, Prekaz, Krushë të Madhe, Mejë, Izbicë, Poklek dhe Dubravë. Edhe pse këto krime janë cilësuar si krime kundër njerëzimit, shumica e autorëve vazhdojnë të jenë të lirë, ndërsa drejtësia për viktimat mbetet e vonuar.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...