
Novogodisnji Beograd bgd.30.12.2005. foto: I. Marinkovioc
Qeveria e Serbisë ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj një përkthyesi dhe e ka shkarkuar shefin e zyrës për bashkëpunim me media, për shkak të një raporti të publikuar në ueb-faqen e qeverisë që Kosovës i referohej si Republikë [Republika Kosovo].
Siç thuhet në njoftimin e 9 shkurtit të Qeverisë serbe, në mbledhje është vendosur që të niset procedurë disiplinore ndaj përkthyesit, i cili thuhet se ka bërë “gabim të rëndë në përkthimin e tekstit në gjuhën angleze”.
Kosova shpalli pavarësinë më 2008, por Beogradi refuzon që ta njohë atë. Qëndrimi zyrtar i Serbisë është që Kosova është ende pjesë e saj.
Gjithashtu, është vendosur edhe që të shkarkohet shefi i zyrës për bashkëpunim me media, ku ushtruese e detyrës në këtë pozitë është caktuar Divna Vidakoviq.
Më 6 shkurt, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në raportin ku ishte shkruar Republika e Kosovës ishte bërë gabim gjatë përkthimit. Ajo shtoi se ky gabim “është i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyesit”.
Ajo tha se kjo përmbajtja ishte larguar menjëherë nga ueb-faqja e Qeverisë serbe./rel
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...