Për nder të 8 marsit, ditës së gruas, në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbajtur aktiviteti “Marsho dhe çiklo” me qëllim të vetëdijesimit të grave rreth çiklizmit.
Të pranishëm në këtë marsh ishin shumë qytetarë së bashku me organizatorët e “Marakli t’Biçiklave”.
Deputetja, Blerta Deliu-Kodra, tha se çdoherë merr pjesë në këto organizimesh, raporton arbresh.info
“Ka qen një ftes prej organizatorëve, është një formë e re për të shënuar ketë ditë”.
Ndërsa, Donika Dabinovci dhe Driada Sopi organizatore në këtë marsh thanë që ky marsh është organizuar për nder të ditës së 8 marsit me qëllim që të mësohet më shumë për çiklizmin.
“Po sot kemi organizuar këtë marsh ku po marrin pjesë shumë pjesëmarrës, dhe që lidhet edhe me 8 marsin për ditën e gruas”, tha Dabinovci.
Ndërsa, Driada, tha që ky marsh është organizuar që një javë në mënyrë që të mbahet me datën 8 mars.
“Po qe gati një javë kemi bërë përgatitjet dhe pikërisht për gratë që të dinë më shumë rreth çiklizmit”.
Marshi ka nis nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek Rrethi i Flamurit./arbresh.info/



Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...