Anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, e vlerëson si marrëveshje politike-strategjike një marrëveshje në mes të PDK dhe LDK-së, shkruan arbresh.info
Në një shkrim në Facebook ai nuk ka sqaruar nëse e ka nënkuptuar PAN-in me LAA, apo PDK-LDK si të vetme.
Po ashtu, nuk është sqaruar nëse në këtë mënyrë paralajmërohet mundësia e prishjes së koalicioneve të këtyre dy partive.
“Vendi duhet bërë zgjidhjet nga mbrenda, të pavarur nga të huajt dhe entitetet që na rrethojnë. Ideja e marrëveshjeve politike, ofron zgjidhje mbase do të funksiononte më mire,” ka shkruar Mustafa në Facebook.
Këtë marrëveshje e quan të qëndrueshme dhe kredibile, dhe se sipas tij, do të mundësonte zhvillim sistematik institucional./arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...