Shërbimi Korrektues i Kosovë njofton se në kuadër të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit, 15 zyrtarë korrektues të kësaj qendre ndodhen aktualisht në Kopenhagë, ku kanë filluar trajnimin e tyre profesional.
Trajnimi, i cili do të zgjasë gjashtë muaj, organizohet nga autoritetet daneze dhe ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të stafit korrektues për menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve në përputhje me standardet më të avancuara evropiane.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës vlerëson këtë angazhim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe përmirësimit të praktikave profesionale në burgun e Gjilanit. Përvoja që zyrtarët do të fitojnë në këtë trajnim pritet të kontribuojë ndjeshëm në përgatitjen e Burgut të Gjilanit për pritjen dhe trajtimin efikas të të burgosurve nga Danimarka”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...