Rritja e komunikimit të rregullt mes dy shteteve dhe bashkëpunim në fusha me interes të përbashkët ishin në fokus të takimit mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministrit të Jashtëm të Bahamas, Frederick Audley Mitchell, të mbajtur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë takimit Gërvalla theksoi përkushtimin e Kosovës për paqe dhe stabilitet në rajon, duke shprehur gatishmërinë për të forcuar marrëdhëniet në fushat me interes të përbashkët. Ajo falënderoi homologun e saj për përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u shpreh vullneti për të intensifikuar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësitë e partneritetit në fusha të reja./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron