Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Serbisë, Mladen Sharçeviq dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq do të vijnë në Kosovë ku do të vizitojnë sot gjimnazin, institucionet parashkollore në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.
Në orën 13:00 ata do të qëndrojnë në Rahovec, kurse më pas do të vazhdojnë vizitat në institucionet arsimore të fshatit Hoçë e Madhe, transmeton Klan Kosova.
Kjo vizitë e zyrtarëve serb vjen pas asaj të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq gjatë fundjavës së shkuar./Klan Kosova/
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...