Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se Shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun teknik në Bruksel, Avni Arifi “nuk është njeri kompetent për të dhënë ose marrë diçka, veçanërisht territor”.
Si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Arifit që ka thënë se “kurrë për asnjë çmim, nuk do ta japim asnjë metër të territorit”, Gjuriq ka thënë se ai “nuk mund të japë vlerësim për diçka që nuk është e tija dhe se asnjë metër katror e Kosovës dhe Metohisë nuk i përket atij”, shkruan RS.
“Arifi mund të negociojë për pronën e trashëguar nga babai i tij, nëse ka, dhe jo territor të Serbisë”. “Kosova dhe Metohija është territor i Serbisë dhe ne nuk do t’i japim asnjë metër katror të tokës serbe, separatistëve shqiptarë”.
“Gjithë territori i Kosovës dhe Metohisë ka qenë dhe është territor i Serbisë”, ka thënë Gjuriq./Arbresh.info
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...