Grupi “Marakli t’kerreve” të premten me datë 22 nëntor me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 përqind.
Agan Hadergjonaj, Organizator i protestës së grupit “Marakli t’kerreve”, thotë se kjo proteste ka një qëllim të mire për qytetaret e vendit tonë dhe për gjepat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ai thotë se protestat nuk do të ndalen deri të arrijnë qëllimin e tyre.
“Nesër protesta mbahet në ora 13:00, para objektit të BQK-së qëllimi i kësaj proteste është i vetëm kundërshtimi i vendimit së rritjes së sigurimeve prej 26.6 për qind na kanë premtuar shoqëritë civile me kane prezent na ka dhënë mbështetje edhe KMDLNJ-ja, dikun rreth 5000mijë anëtarë të grupit, gjithashtu edhe të tjera që nuk janë pjesë e grupit tonë “Merakli t ‘kerreve”, mbështetjen e fundit e kemi tani Rexhep Selimit deputeti i vetëvendosjes që ka me marrë pjesë, ftojmë secilin qytetarë të republikës së Kosovës që ta marrin pjesë në këtë protestë, kjo proteste ka një qëllim të mire për qytetaret e vendit tonë dhe për gjepat e qytetarëve të republikës së Kosovës. Nëse nuk e arritim qëllimin me të parën nuk kemi mi ndal protestat deri te metët veq një njeri ne protestë”, tha Hadergjonaj për arbresh.info.
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...
Asambleja franceze miraton projektligjin për ndalimin e rrje...
“Ku i ki djemtë në UÇK?”, dëshmitari thotë se u ndalua në ko...