Pasi ka refuzuar largimin nga futbolli italian, skuadra e Genoas po insiston në transferimin e mesfushorit të Shqipërisë, Kristjan Asllani.
Në fakt, thuhet se Genoa shihet favorit për Asllanin, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Daniele De Rossi që po e sheh 23-vjeçarin si përforcim ideal për mesfushën.
Asllani para fillimit të këtij sezoni u huazua te Torino, ekip që nuk po llogarit në shërbimet e tij pasi tashmë ka njoftuar Interin për ndërprerjen e marrëveshjes.
Tek Interi po kërkojnë ekip për Asllanin, i cili deri më tani ka refuzuar skuadrat nga Franca, Spanja e Turqia, duke preferuar qëndrimin në Itali.
Genoa është gati për një lëvizje në momentet e fundit të afatit kalimtar, ndonëse situata e Asllanit po monitorohet edhe nga Fiorentina, Sassuolo e Parma.
Asllani ka kontratë me Interin deri në vitin 2028, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 16 paraqitje me Torinon në të gjitha garat.
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca
Deliu-Kodra: Sot vazhdon “karateja” për zgjedhje të presiden...