Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar për rritjen e pagës minimale, duke e cilësuar që vendimi është marrë pa analizë të ndikimit financiar dhe rreziqeve që mund të sjellë si pasojë.
“AKB shpreh shqetësimin e saj lidhur me mënyrën se si është marrë vendimi për rritjen e pagës minimale, pa konsultime paraprake me sektorin privat, pa një analizë të plotë të ndikimit financiar dhe pa vlerësim të rrezikut që ky vendim paraqet për mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla, të cilat përbëjnë shumicën e ekonomisë së Kosovës. Mungesa e një analize gjithëpërfshirëse rrit rrezikun që një pjesë e bizneseve, të paafta për të përballuar kostot shtesë, të shtyhen drejt informalitetit, duke cenuar qëllimin e deklaruar të këtij vendimi”, thuhet në reagimin e AKB-së.
AKB ka theksuar se nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por kërkon që vendime të tilla të rëndësishme të merren përmes dialogut social, në bashkëpunim me përfaqësuesit e biznesit dhe sindikatat, dhe të shoqërohen me masa lehtësuese fiskale apo mbështetëse, veçanërisht për bizneset e vogla.
“Në të njëjtën kohë, AKB shpreh indinjatën e saj për faktin se edhe në këtë rast veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk janë përfshirë apo trajtuar me politika të veçanta mbështetëse, pavarësisht rolit dhe sakrificës së tyre për lirinë e vendit. Çdo reformë sociale dhe ekonomike duhet të reflektojë drejtësi dhe ndjeshmëri ndaj kësaj kategorie. AKB fton Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve që të rihapë dialogun me sektorin privat dhe të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar që rritja e pagës minimale të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe pa pasoja negative për ekonominë formale”, vazhdon reagimi.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dje njoftoi se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës