Me 130 vota pro dhe 21 kundër ligjvënësit e Dhomës së Ulët të parlamentit francez, Asamblesë Kombëtare, miratuan projektligjin që ndalon përdorimin e mediave sociale nga të miturit e moshës nën 15 vjeç, një legjislacion ky i mbështetur nga presidenti Emanuel Makron.
“Ndjenjat e fëmijëve dhe adoleshentëve tanë nuk janë as për t’u shitur dhe as për t’u manipuluar nga platformat amerikane apo algoritmet kineze”, u shpreh Macron. Legjislacioni, sipas të cilit ndalohet edhe përdorimi i telefonave celular në shkollat e mesme, e bën Francën vendin e dytë në botë që ndërmerr një hap të tillë, pas Australisë e cila nisi dhjetorin e shkuar zbatimin e kësaj ndalese për të miturit e moshës nën 16 vjeç.
Autoritetet francezë duan që masat e parashikuara nga legjislacioni të jenë të zbatueshme për fillimin të vitit të ri shkollor 2026-2027 për llogaritë e reja në mediat sociale.
Ish kryeministri Gabriel Attal që drejton grupin parlamentar të partisë Rilindja të Macron, shprehu shpresën që senati ta miratonte ligjin në mes të muajit shkurt, në mënyrë që ndalesa të hyjë në fuqi në datën 1 shtator.
Shqipëria përfiton miliona euro nga Komisioni Evropian
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...