U.d. e Presidentit, Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, njofton zyra për media e Presidencës.
“U.d. Presidentja e Kosovës, dr.Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadores së Maqedonisë së Veriut, znj. Shpresa Jusufi. Në takim, u.d. Presidentja Osmani, vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve, bazohet edhe në afërsinë gjeografike dhe lidhjet njerëzore ndërfqinjësore”, thuhet në komunikatë.
U.D e Presidentit dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut janë pajtuar se bashkëpunimi mes dy shteteve është i shkëlqyeshëm.
“Sipas saj, stabiliteti rajonal dhe proceset integruese janë faktor të rëndësishëm për paqen rajonale, por edhe për procesin euro-atlantik. Të dy bashkëbisedueset u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë”, thuhet tutje.
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...