Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim delegacionin e SHBA-së të kryesuar nga kongresistët Mike Turner dhe Donald Norcross.
Në njoftimt thuhet se, vizita e kongresistëve riafirmoi partneritetin e fuqishëm dhe bashkëpunimin strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes.
Gjatë takimit, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit, duke përfshirë trajnimet e vazhdueshme të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të programeve ushtarake amerikane, si dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në ushtrimet ndërkombëtare “Defender Europe”.
Maqedonci theksoi përkushtimin e Kosovës për modernizimin e kapaciteteve mbrojtëse, duke përmendur pajisje të avancuara amerikane si sistemet Javelin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme, përfshirë Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e Kosovës për zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.
Kosova mbetet e angazhuar për orientimin e saj euro-atlantik dhe kontribuon aktivisht për paqen dhe sigurinë në Evropë, u shpreh Maqedonci në fund të takimit.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...