Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Jeff Hovenier.
Maqedonci thotë se kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë.
“Me Ambasadorin Hovenier diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë. U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, shkruan ministri.
Gjatë takimit diskutuan edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
“SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat”, shkruan Maqedonci./Arbresh.info/
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Rusia lëshon dronë gjatë natës në Kiev
Komenti i rëndë ndaj Juelës, Greta përjashtohet nga gara dhe...