Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se me ambasadorin Angili kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përcjell Arbresh.info.
“Nga ambasadori Angili fillimisht pranova urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa në vazhdim të takimit trajtuam çështjen e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, veçanërisht i rëndësishëm ky bashkëpunim e koordinim në situatën aktuale gjeopolitike”, ka shkruar Maqedonci.
“Të dyja palët rikonfirmuam angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, ndërsa në Kosovë pritet që së shpejti të ndërtohet dhe fabrika e municionit dhe dronëve “Made in Kosova” përmes marrëveshjes së nënshkruar me kompaninë shtetërore turke MKE”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...