Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot mirëpriti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në këtë takim, Maqedonci e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit tonë, në të gjitha etapat e shtet ndërtimit, shkruan Arbresh.info.
Kryesisht, në takim u bisedua lidhur me tema që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë në vend si dhe për operacionin Interflex dhe bashkëpunimin e deritanishëm në fushën ushtarake në përgjithësi, që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit.
“Të dyja palët rikonfirmuan vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të të dyja vendeve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira