Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka nisur një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka marr pjesë në ceremoninë në varrezat kombëtare të Arlingtonit, ku pushojnë të rënët e forcave të armatosura të SHBA-së, përcjell Arbresh.info
“Bashkë me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vendosëm kurorë pranë varrit të ushtarit të panjohur. Me këtë aktivitet filluam vizitën që do të kulmojë me konsultimet bilaterale të mbrojtjes ku do të vendosen prioritetet e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve tona”, shkroi Maqedonci.
Tutje ai tha se thellimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes mbetet prioriteti kyç i Republikës së Kosovës./Arbresh.info
OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut
Raportohet për të paktën 3,375 iranianë të vrarë gjatë luftë...
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...