Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është takuar sot me homologun e tij nga Turqia, Yasar Guler me të cilin kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit në fushën e trajnimit mjekësor.
Maqedonci me anë të një postimi në Facebook, bëri të ditur se nga kjo marrëveshje mundësohet trajnimi shtesë i ushtarëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke, përcjell Arbresh.info.
“Vetëm dy javë pas vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, sot në margjinat e SAHA EXPO kisha nderin që të takoj sërish Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, z. Yaşar Güler”, ka shkruar Maqedonci.
“Me këtë rast ndërmjet dy ministrive tona u nënshkrua edhe protokolli i rishikuar i bashkëpunimit në fushën e trajtimit mjekësor, përmes të cilit mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje kuota e trajtimeve mjekësore falas në dispozicion të ushtarakëve tanë rritet nga 50 në 75 në vit apo për 50% më shumë”, shtoi tutje Maqedonci
Tutje, Maqedonci shtoi se mbi 300 ushtarakë të FSK-së janë trajnuar pa pagesë nga institucionet turke.
“Përveq kësaj marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekesor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermireri dhe farmaci. Mbi 300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë trajtuar pa pagesë në institucionet e specializuara shëndetësore ushtarake turke në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh në këtë fushë. Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është tejet mirënjohëse ndaj Republikës së Turqisë për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme”, shtoi në fund ministri Maqedonci./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...