Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, mori pjesë sot në takimin ministerial të Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5) që po zhvillohet në Tiranë, ku shpalosi angazhimin dhe aspiratën e fuqishme të Kosovës për anëtarësim të plotë në këtë iniciativë.
Në fjalën e tij, Maqedonci theksoi gatishmërinë e plotë të Kosovës për t’u bërë anëtare me të drejta të plota, duke iu drejtuar kolegëve të tij nga shtetet e rajonit.
“I ftuar nga homologu im shqiptar, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, z. Pirro Vengu, sot iu drejtova kolegëve nga shtetet e rajonit, për të ritheksuar para tyre gatishmërinë e plotë dhe aspiratën e fuqishme të shtetit të Kosovës për tu bërë shtet anëtarë me të drejta të plota në këtë iniciativë. Tutje në adresimin tim në këtë rast, ngrita sërish çështjen e qasjes hegjemoniste dhe shovene të Serbisë karshi Kosovës dhe refuzimin e saj për të marrë përgjegjësitë e kërkuara ndaj sulmit dhe agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjë, duke mos bashkëpunuar për nxjerrjen e të përfshirëve para drejtësisë”, tha ai.
Ministri Maqedonci kritikoi politikat destabilizuese të Serbisë, të cilat synojnë rrezikimin e sigurisë në Kosovë
“Politikat e Serbisë, që synojnë destabilizimin e sigurisë në Kosovë, rezultat i të cilave ishte edhe sulmi terrorist i 29 nëntorit ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit”, cënojnë sigurinë përtej Kosovës në nivel rajonal, duke shkaktuar një ambient pasigurie nga kërcënimet e tilla që minojnë paqen në rajon dhe çfarëdo përpjekje për fqinjësi të mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...