Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar armatim të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit, shtator, tetor dhe fillimit në nëntorit.
Ai ka theksuar se ShBA-ja asnjëherë nuk heziton të ketë bashkëpunim me Kosovën për blerje të armatimit.
“Në vazhdimësi nga ShBA-ja kemi marrë armatim dhe jemi duke marrë. Blerja e fundit ka qenë në tetor, para kësaj e kemi pasë një kontingjent që ka ardhur gjatë muajit shtator. Kemi pasë aeroplanë amerikanë të ushtrisë amerikane që kanë ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ku janë shkarkuar armë dhe janë ngarkuar në kamionët e FSK-së. Normalisht që këto nuk janë bërë publike nga ne për shkak të ndjeshmërisë”, ka thënë Maqedonci në Rubikon.
“Gjatë shtatorit kemi pasë avionë amerikanë, ndërsa gjatë muajit tetor dhe në fillim të nëntorit kemi pranuar armë që janë prezantuar gjatë vizitës së Kurtit, pikërisht brenda FSK-së. Në asnjë rast nuk kemi pasë hezitim nga ShBA-ja për t’i shitur armë FSK-së, përkundrazi kam pasë mundësinë të shkojë në vizitë në dhjetor të vitit të kaluar në Washington, ku kam pasë takime në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Departamentin amerikan të Mbrojtjes, ku në këto departamente kemi marrë mbështetje jashtëzakonisht të madhe”, tha Maqedonci.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun