Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim bilateral në Sarajevë me Ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez.
Gjatë takimit, të dy ministrat u pajtuan që të shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe forcave të armatosura të të dy vendeve.
“Në Sarajevë zhvilluam takim bilateral me Ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zukan Helez. Me ministrin Helez u dakorduam të eksplorojmë mundësitë për bashkëpunim ndërmjet dy ministrive dhe ushtrive tona. Bashkëpunimi rajonal përbën një komponent thelbësor për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për qytetarët dhe vendet tona”, shkroi ministri./Arbresh.info
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...