Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka vlerësuar lartë mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Ai ka zhvilluar një takim me këshilltarin bilateral britanik, nënkolonelin Mike Butler, ku është diskutuar për bashkëpunimin aktual dhe mundësitë për zgjerimin e tij.
“Mbretëria e Bashkuar në secilën etapë të shtetndërtimit të Republikës së Kosovës ka qenë partner i rëndësishëm dhe tejet mbështetës në ngritjen e kapaciteteve humane, logjistike e ligjore të secilit sektor, veçanërisht ky shtet ka dhënë kontribut jashtëzakonisht të vyer në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Pikërisht në këtë sektor është duke ofruar mbështetje këshilltari bilateral, nënkolonel Mike Butler”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Ai e ka vlerësuar takimin me nënkolonelin Butler si produktiv. ”Diskutuam rreth aktiviteteve të cilat janë duke u zhvilluar bazuar në planin bilateral ndërmjet shteteve, operacionin Interflex që përbën misionin më të rëndësishëm aktual të FSK -së jashtë vendit, e po ashtu duke njohur potencialin e ushtrisë sonë temë diskutimi ishte dhe zgjerimi i bashkëpunimit në drejtime të reja, ashtu që ushtria jonë si Forcë profesionale t’i kontribuoj paqes përtej kufijve tanë shtetëror”, ka shtuar Maqedonci.
Juventus shënon fitore minimale ndaj Bolognas në udhëtim
Hamza: Asnjë luftëtar i lirisë nuk do të jetë kurrë vetëm, a...
Prishtina fiton derbin me Bashkimin – humbja e katërt ...
Numri i të vrarëve rritet në 16 nga sulmi në Australi
Policia britanike shpall në kërkim një shtetas shqiptar
Për herë të dytë me radhë, “Team Vitality” fiton Majorin në ...