Maqedonci këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me senatoren Joni Ernst të mërkurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka njoftuar se gjatë këtij takimi ka konfirmuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për partneritet strategjik me ShBA-në, ‘me theks në mbrojtje e siguri’.
“Kosova ka miq të fuqishëm në Administratën në ardhje Trump. Tradita e marrëdhënieve të mira të Kosovës me dy taboret kryesore politike në ShBA vazhdon edhe këtë herë. Isha i nderuar të takoj miken e Kosovës dhe të miken e familjes sime, Senatoren Joni Ernst. Gjatë takimit miqësor konfirmova vendosshmërinë e institucioneve tona për partneritet strategjik me ShBA-në, me theks në mbrojtje e siguri, si garancë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Maqedonci.
Miqtë e mirë janë vlerë e Joni e ka dëshmuar gjithmonë këtë në raport me Kosovën dhe mua, ka shtuar më tutje ai.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...