Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka nisur një vizitë zyrtare në Katar.
Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Katar, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u prit në takim nga Abdullah Hassan Al-Khater, drejtori ekzekutiv i Industrisë Ushtarake të Katarit – Barzan Company.
Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë investimet e përbashkëta në prodhim.
Më pas, Maqedonci u njoftua me prodhimet ushtarake të Katarit dhe pati mundësinë të takonte drejtues të kompanive të ndryshme.
“Më pas nga ai dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes të Katarit u njoftova me prodhimet ushtarake të Katarit, me ç’rast patëm rastin të takonim drejtues të kompanive të ndryshme. Gjatë vizitës në Katar do të realizoj takime dhe vizita të rëndësishme, duke veçuar takimin e ditës së neserme me Zëvendes kryeministrin dhe Ministrin e Mbrojtjes së Katarit, z. Khalid bin Mohammad Al Attiyah”, tha ai./Arbresh.info
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...