Në margjinat e takimit ministerial të A5–SHBA-Kartës së Adriatikut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim bilateral me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së, Celeste Wallander.
Sipas njoftimit, diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit.
Me këtë rast, Wallander u informua mbi progresin dhe zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës, bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, shkruan Arbresh.info.
Ajo vlerësoi lart nivelin e bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të ardhmen./Arbresh.info/
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...