Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, vizituan Shkollën e Oficerëve, që në kuadër të Akademisë së Mbrojtjes të Komandës se Doktrinës dhe Stërvitjes, ka filluar për herë të parë realizimin e Kursit të Karrierës për Kapiten.
Sipas njoftimit, qëllimi i Kursit të Karrierës për Kapiten është që të zhvillojë njohuri në Procesin e Vendimmarrjes Ushtarake për udhëheqje në nivel kompanie në mjedise operacionale, duke u përqendruar në aftësitë taktike, teknike dhe të udhëheqjes, shkruan Arbresh.info.
“Kursi është i dizajnuar të përgatisë oficerë të aftë në udhëheqje, ekspertizë taktike dhe operative, njohuri për degë specialistike, operacione të përbashkëta, si dhe ekspertizë si oficer shtabi, duke përmbushur kështu qëllimin dhe objektivat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj