Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte arkitektura e re politike në botë dhe sfidat që vijnë me të. Palët ndanë ide dhe qasje mbi mënyrat më efektive për të përballuar zhvillimet e fundit globale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit dhe partneriteteve strategjike.
Ambasadori britanik i përcolli ministrit urimet më të sinqerta për rezultatin e zgjedhjeve, duke vlerësuar lidershipin dhe angazhimin e tij në forcimin e sektorit të mbrojtjes.
Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Të dyja palët riafirmuan angazhimin për të punuar së bashku në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen./Arbresh.info/
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...