Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një aksidenti. Kjo ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Mamushë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin, duke theksuar se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit, i cili po drejtohej nga babai i tij, raporton arbresh.info
“Raportohet se i dyshuari mashkull/kosovar derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, të ngarkuar me perime dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Krasniqi./arbresh.info /
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...