Shoqata e Malazezëzve të Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj pas lirimit nga detyra të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi. që ndodhi pas deportimit të gjashtë shtetasve turq.
“Kërcënimet dhe fyerjet që Presidenti turk i dërgoi Kryeministrit të Kosovës treguan fytyrën e vërtetë të Erdoganit. Retorika e papërgjegjshme e Presidentit të Turqisë është larg kritikës miqësore, përkundrazi, është një përpjekje për të ndërhyrë dhe ndikuar në politikën e brendshme të Prishtinës zyrtare”, transmeton Klan Kosova.
Malazezët e Kosovës theksojnë se pa asnjë dyshim janë ” në anën e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës, që është, në anën e popullit tonë”.
“Prandaj theksojmë se jemi në dispozicion në të gjitha format e mbështetjes së padiskutueshme dhe të parezervë në mbrojtjen e interesave të përgjithshme të shtëpisë sonë të përbashkët”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...