Deputetja tjetër e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka thënë se ka thënë se koha për këtë parti po vjen. Ajo në një status në Facebook ka thënë se LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj. Maloku ka thënë se LDK do ta çrrënjos krimin dhe korrupsionin.
Ky është postimi i plotë i saj në Facbeook:
Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet!
Misioni themelor i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka qenë Liria, Pavarësia dhe Demokracia. Dy të parat, Kosova i ka arritur për shkak tē vizionit dhe përkushtimit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe ekipit të tij, dhe me gjakun e heronjve të lirisë.
E treta, Demokracia, nuk importohet as eksportohet. Ajo zhvillohet hap pas hapi. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Qeveria e LDK-së. Duke e çrrënjosur krimin dhe korrupsionin.
Lidhja Demokratike e Kosovës po vjen! E bashkë me të edhe Demokracia. LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...