Pas urdhëresës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, për mbylljen e parqeve, Komuna e Malishevës ka njoftuar se, inspektorati komunal i ka mbyllur të gjitha parqet në territorin e Komunës.
Në të njëjtën kohë, komuna u bën thirrje qytetarëve që të zbatojnë këtë urdhëresë, përndryshe mund të përballen me pasoja ligjore, për moszbatim të urdhëresës.
“Kjo urdhëresë është marrë në kuadër të masave parandaluese për tu mbrojtur dhe të ruajtur shëndetin e popullatës. Në territorin e Komunës së Malishevës, janë mbyllur parku në Ujëvarat e Mirushës, Vrella e Mëhillit, parku i qytetit në Malishevës. Luten qytetarët që të zbatojnë këtë urdhëresë”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj komune.

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...