Sot Kosova ka përuruar autostradën “Arbën Xhaferi’. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë liderët e rajonit, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Kësaj vizite të Markoviq në Kosovë, faqja zyrtare e Qeverisë së tij, i kanë kushtuar një video së bashku me një mbishkrim, në të cilin kanë thurur lavde për Qeverinë e Kosovës.
“Kryeministri Markoviq me krerët më të lartë të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, në hapjen e autostradës Prishtinë- Elez Han: Projekt i një qeverie të përgjegjshme të një shteti të përgjegjshëm, një projekt vizionar që do të shfrytëzohet nga i gjithë rajoni”, thuhet në këtë përshkrim të Qeverisë malazeze, shkruan express.
Gjatë kësja vizite në Kosovë, Markoviq ka zhvilluar edhe një takim kokë më kokë me Ramush Haradinajn, ku kanë diskutuar edhe për çështjen e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Markoviq ka potencuar se do të punojë sinqersisht për të përmbyllur çështjet e diskutueshme sa i përket përcaktimit të vijës kufitare në mes të dy shteteve, duke paralajmëruar krijimin e një komisioni të përbahkët.
https://www.facebook.com/VladaCrneGore/videos/330829964266910/?t=0
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...