Jo shumë larg Lipjanit, gjendet fshati Baicë.
Ky fshat i cili konsiderohet si njëri nga më të bukurit e vendit ka edhe një burim të pazakontë.
Arbresh.info, ju sjellë magjinë e burimit të fshatit Baicë. Uji që rrjedhë nga shkëmbinjtë e maleve të këtij fshati nuk është vetëm një ujë i thjeshtë.
Madje për të marrë një shishe nga ajo, qindra qytetarë nga mbarë Kosova, brenda ditës e vizitojnë këtë burim, shkruan arbresh.info.
Arsyeja kryesore e kësaj është se ky burim përveçse është pikë freskuese e fshatarëve në muajt e verës, ajo ka edhe efekt shërues.
Sipas pretendimeve, ata të cilët e pinë këtë ujë nuk do të kenë më probleme me lukth, dhe nuk do të preken nga sëmundjet e lëkurës.
arbresh.info ka marrë mendimet e disa qytetarëve në lidhje me këtë burim ujor. /Alban Begolli/arbresh.info/
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...