Në kohën kur Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daciq po luftonte kundër Kosovës në samitin e Frankofonisë në Paris, Kosova është njohur nga Madagaskari. Homologu i tij nga Kosova Behgjet Pacolli bëri publik lajmin i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij samiti.
Madagaskari ka njohur pavarësinë e Kosovës. Zëvendëskryeministri dhe Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli ka falënderuar Madagaskarin derisa ka publikuar njohjen.
Ishte zëvendëskryeministri serb Ivica Daciq i cili në samitin e Frankofonisë në Paris ka zhvilluar takime me ministra të ndryshëm të vendeve që tashmë e kanë njohur Kosovës.
Ai kishte paralajmëruar se janë disa shtete që po i shqyrtojnë vendimet për tërheqje të njohjes.
Në po të njëjtin samit ishte edhe Pacolli, ku Kosova ka statusin vëzhguesit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, kohë më parë tha se shteti i Surinamit që e ka njohur Kosovën në korrik të vitit 2016, e ka tërhequr njohjen.
Nga ana tjetër ende nuk dihet nëse vërtet ka një vendim të tillë nga ky shtet, apo bëhet fjalë vetëm për propagandë nga ana e Serbisë. Deri më tani Kosova nuk ka marrë informacion zyrtare nga Surniami.
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...