Presidenti i Mabetex Group së bashku me stafin e tij menaxhues ka qëndruar në Emiratet e Bashkuara Arabe në një vizitë disa ditore ku dhe ka marrë pjesë në Takimin Vjetor të Investitorëve në Dubai, shkruan portali arbresh.info.

Mabetex ishte kompania e vetme që ka përfaqësuar shtetin e Kosovës në këtë takim me pjesëmarrës nga 120 shtete të botës.
Mabetex ka prezantuar projektet e veta, në mesin e të cilave ishte edhe projekti i Divjakës i cili zgjoi interesim shumë të madh tek investitorë të ndryshëm.
Presidenti i Mabetex Group, z. Afrim Pacolli zhvilloi takime me struktura të larta shtetërore si dhe me zyrtarët më të lartë të kompanive më të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi, si: Al Habtoor Group, Mubadala, Aldar dhe Jumeriah Group./Arbresh.info

The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...