Pas dorëzimit të ankesës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se janë të bindur që lista e kandidatëve për deputetë nga ky subjekt do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, Albin Kurtin, njëherësh edhe kryetar i partisë.
“Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin e Subjekteve Politike, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, për të certifikuar listat e deputetëve në pako, KQZ në krye me Valdete Dakën, në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hedhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që të pamundësoi certifikimin e listës së Lëvizjes Vetëvendosje”.
“Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti, për zgjedhjet e 14 shkurtit”, thuhet në njoftimin e LVV-së të publikuar në rrjetin social Facebook.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...