Njësitet e specializuara për zhytje dhe kërkim-shpëtim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë angazhuar sot në mëngjes në operacionin për gjetjen e trupit të një mërgimtari të zhdukur në liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut.
Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili theksoi se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe në koordinim me misionin e KFOR-it.
Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook reaguan duke shkruar se “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron