Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se çështja e shtesave të Policisë së Kosovës është drejt fundit dhe se po punojnë në këtë drejtim.
Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”, ku tha se kjo çështje është afër përfundimit.
“Çështja për shtesat e policëve është afër përfundimit. Grupet punuese i kemi nisur para gjashtë muajsh”, tha ai.
Ndërkaq deputeti Mefail Bajqinovci thekson se viti 2024 nuk do i presë policët pa shtesa.
“Vetëm na lini pak kohë dhe kjo punë do të kryhet këtë vit”, tha ai.
Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për rezolutën e PDK-së në mbështetje të Policisë së Kosovës përfundoi pa vendimmarrje të enjten në Kuvend.
Me vetëm 28 deputetët të pranishëm, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka thënë se nuk kuorum të mjaftueshëm për të votuar dhe rezoluta shtyhet për seancën e radhës.
Seanca u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...