Njohësja e çështjeve politike Besa Luzha, ka dhënë qëndrimin e saj rreth debatit të zhvilluar në mes pjesëtarëve të partive politike të ftuar në panelin e Magazinës Zgjedhore në Klan Kosova.
Sipas saj secili nga subjektet e tyre partiake shpalosën pika të përbashkëta që preokupojnë problemet e qytetarëve, por, asnjë nga ta nuk sollën ndonjë program se si mund të zbutet papunësia të paktën në mandatin e ardhshëm qeverisës, njofton Klan Kosova.
Veç tjerash Luzha tha se qytetarët e Kosovës janë ata të cilët duhet të vendosin rreth subjektit partiak për të cilët cilësohet se është më kredibil për të ofruar zgjedhje konkrete për problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
”Tensioni që vërehet në mes koalicioneve në mes PDK – AAK e Vetëvendosje, është normale në debate të tilla, pak për të treguar atë dramaticitetin”.
”Qytetari i Kosovës do vlerësojë cili subjekt partiak do jetë më kredibil”.
”Në fushën e ekonomisë të gjithë përmendën pika të përbashkëta, që nuk kanë dallime për zvogëlimin e papunësisë. Për shkak të kohës nuk patëm mundësi të dëgjojmë se si do ta bëjnë këtë”.
”Megjithëse Dardani e shfaqi një platformë ku tha se duhet të kalohet në një model të kërkesës. Kolegë të nderuar ne jemi në reformë të sektorit të arsimit që prej vitit 2000. Duhet fokusuar në mekanizma”.
”Jemi në fillim të mbarë, uroj që ky ton i debatit duke eliminuar tensionet ekzistuese për tu ofruar qytetarëve zgjidhje konkrete për problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen”.
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...