Analistja Besa Luzha ka thënë se grupi parlamentar me numrin më të madh në Kuvendin e Kosovës duhet të ndërrojë emrin e propozuar për kryeparlamentar.
“E pamë Konjufcën që tha se duhet të ketë marrëveshje politike, por që marrëveshja nënkupton heqjen dorë nga kandidatja për kryeparlamentare. Insistimi në atë pozicion duke parë që partitë opozitare nuk janë të gatshme për ta votuar dhe mos aftësia për të bërë kompromis, VV i ka 48 deputetë por nuk është e thënë që të bllokohet formimi i insitucioneve për shkak të një emri”, tha ajo në “Info Plus” të RTK-së.
Luzha në intervistën e dhënë pas mbylljes së punimeve të seancës konstituive ka thënë se të dy palët duhet të gjejnë zgjidhje për bashkëpunim.
“Kjo është një ftesë për partitë opozitare që ‘ejani, ta bëjmë një zgjedhje’. Këta duhet të shkojnë me dy tri emra, përveç Albulena Haxhiu, në mënyrë që opozita të thotë ‘po ne do të votonim më me dëshirë për këtë personalitet”, tha ajo.
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...