Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, sot është rizgjedhur kryetar i degës së partisë në Komunën e Gjilanit.
Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka mbajtur sot Kuvendin e nëntë Zgjedhor, ku me mbështetje të 101 delegatëve është rizgjedhur kryetar i Degës edhe për një mandat katër vjeçar Lutfi Haziri, sikurse edhe kryesia dhe delegatët për Kuvendin Qendror të partisë.
Sipas njoftimit nga partia, Haziri, ka falënderuar 101 delegatët për mbështetjen absolute, duke thënë se ky është besim i madh dhe një përgjegjësi edhe më e madhe për të.
“Kjo është përbërja më e mirë dhe më reprezentative që është zgjedhur sot më mbështetjen tuaj unanime. Sot janë zgjedhur aktivistët dhe profesionistët më të dëshmuar, duke përfshirë edhe gruan, e edhe rininë. Pra, në LDK duhet të afrohen të tjerët, e jo të përjashtohen. Dhe jam shumë i lumtur dhe krenar me këtë unitet dhe mbështetje të jashtëzakonshme që erdhi nga njerëzit e zgjedhur”, ka thënë Haziri.
“Ju siguroj që për mua anëtarët e LDK-së janë më të rëndësishëm se funksionarët. Së bashku do ta kombinojmë një lidership lokal i cili del nga strukturat e Këshillit Drejtues, njerëz që kanë përvojën e qeverisjes në dy shkallët dhe njerëzit që bartin përgjegjësi në të kaluarën 30-vjeçare, duke i përfshirë të gjitha grupmoshat. Ruajeni këtë besim sepse nuk do t’ju dëshpëroj. Ju faleminderit pafund”, pohoi Haziri.
Përndryshe, këtë proces zgjedhor e karakterizon fakti që afro 50 për qind të të zgjedhurve nëpër nëndegë janë emra e personalitete të reja në strukturë, me pjesëmarrje të mbi 6 mijë njerëzve, përderisa janë zgjedhur 980 aktivistë e veprimtarë.
https://www.facebook.com/hazirilutfi/posts/3082858638421181
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...