Deri tani, qytetarët e Gjilanit po i përmbahen këtij vendimi, duke mos e hasur asnjë rast të përdorimit të ujit të pijshëm për kopshte, oborre dhe nga autolarjet, i cili vije nga Penda e Përlepnicës.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i ka falënderuar qytetarët e Gjilanit që po i përmbahen apelit dhe vendimit të tij për kufizimin e përdorimit të ujit të pijshëm, duke kërkuar që ky lojalitet i gjilanasve të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.
“Nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk e respektojnë këtë vendim. Gjobat mandatore janë jashtëzakonisht të rënda, deri në 300 euro”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, më 14 qershor ka shpallur gjendje emergjente për shfrytëzimin e ujit të pijshëm për shkak të rënies drastike të niveli të ujit në pendën e Përlepnicës.
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s